Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se nëse nuk do të arrihej marrëveshja me LDK-në do të provonte ta formonte qeverinë e pakicës, e cila sipas Kurtit nuk do të ishte e duhura.
“Unë nuk kam besuar që kalon qeveria e pakicës, mirëpo unë kam qenë i vendosur ta vazhdojmë edhe pa marrëveshje, unë duhet të bëjë përpjekjet maksimale për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje megjithatë duhet të vazhdojmë”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se vonesa e vetme ishte nga data 6 janar deri më datën 20 janar, duke nguruar ta dërgojnë listën e propozuar nga Vetëvendosja për qeverinë e pakicës.
“Pra më datën 6 janar isha në takim me presidentin, deri në datën 20 janar dy javë më vonë nuk e kemi dërguar propozimin e Vetëvendosjes me emrin për kryeministër të ardhshëm, pra nëse ka vonës janë këto 2 javë janë vonesa. Këtë e kam bërë se kam dashur qe të shkojmë me marrëveshje, pra unë bëjë përpjekjet që të bëjmë marrëveshje, kur nuk kemi marrëveshje ecim edhe pa të. Mbase jemi më të dobët edhe ecim më ngadalë, por duhet të ecim. Për mua qeveria e pakicës do të ishte dështim i marrëveshjes që nuk e kam dëshiruar dhe në të njëjtën kohë një tentativa e cila nuk do të kishe suksese”.
Kurti ka thënë se nuk do ta dorëzonte mandatin vetëm nëse do të rrëzohej në Kuvendin e Kosovës, sipas tij kur Glauk Konjufca e kishe kuptuar se ishte i gatshëm që të rrëzohej duke mos u bërë kryeministër vetëm që mos ta shkarkonte Konjufcën, ai u trondit.
“Pra nuk do të ishin të ngujuar që ta dorëzoj mandatin. Do të dorëzohesha në kuvend, por nuk do ta dorëzoja mandatin. Kur e ka pa Konjfca se unë jam i gatshëm të rrëzohem në Kuvend nëse nuk kemi marrëveshje. Ai e ka përjetuar shumë rëndë kur jemi takuar së bashku. Për mua do të bëjmë gjithçka për marrëveshje por unë kam filluar të përfytyroj një qeveri të pakicës në tentativë që rrezohet në Kuvend. Kur i thash Glaukut nëse rrëzohem t’i ngaleshe kryetar i Kuvendit, unë do të jem lider i opozitës dhe për 6 muaj deri në 1 vit shkaktojmë zgjedhje dhe i fitojmë ato zgjedhje, ishte një çikë i tronditur. Unë nuk mund ta imagjinoja që të mos kemi marrëveshje dhe të mos ecim përpara. I bie që më 6 tetor e kemi çliruar Kosovën por për ta çliruar ekzekutivin na duhen edhe një palë zgjedhje dhe tronditja e tij nga ‘t’ e vogël u bë me ‘T’ të madhe”, ka thënë Kurti. /Gazeta Sinjali/