Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në plazhin e Velipojës, përcjell Gazeta Sinjali.
Mediat në Shqipëri raportojnë se 4 persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit.
Viktimat janë identifikuar si shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.
Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur. / Gazeta Sinjali/