image Tronditet Italia, treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat, ka viktima

Botë

Tronditet Italia, treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat, ka viktima

news image

Një aksident i rëndë hekurudhor ndodhi mëngjesin e sotëm në Itali.

Një tren i shpejtësisë së lartë që lidh Milano-Salerno doli nga shinat në afërsi të Lodit, në territorin e Casal Putserlengo.

Për momnetin flitet  për 2 persona të vdekur e 28 të lënduar.

Viktimat janë 2 makinistët e trenit e shumica e të lënduarve kanë plagë të lehta dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5.30 të mëngjesit të sotëm.

Dy vagonat e parë të trenit dolën nga shinat e ende nuk dihen motivet e këtij aksidenti. Skuadrat e ndihmës së shpejtë e të zjarrëfikësve ndodhen në vendngjarje. /Gazeta Sinjali/