image Trifunoviq: SHBA-ja do të jetë mizore nëse nuk e pranojmë marrëveshjen në Washington

Politikë

Trifunoviq: SHBA-ja do të jetë mizore nëse nuk e pranojmë marrëveshjen në Washington

news image

Delegacioni serb do të udhëtojë të mërkurën në Washington, teksa delegacioni i Kosovës kaloi përtej Atlantikut dje. Ndërkohë të gjithë po pyesin se çfarë saktësisht do të diskutohet në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori i Institutit për Sigurinë Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Serbi, Darko Trifunoviq beson se Serbia do ta marrë një ofertë befasuese në Washington. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se “Pala që refuzon, do të mbajë përgjegjësi dhe SHBA-ja do të jetë mizore me ata që nuk janë pajtohen me marrëveshjen”.

“Serbisë do t’i ofrohet ajo që nuk mund të refuzojë dhe nuk di sesi ta pranojë, një formë të Republika Srpska, dhe kjo është ajo me të cilën të gjithë mund të jenë të gjithë edhe të kënaqur, edhe të pakënaqur”, tha Trifunoviq në një intervistë për “Kosova Online”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka treguar edhe arsyet pse Serbia do të mund ta pranonte një ofertë të tillë në tavolinë.

“Le të mendojmë pak dhe ta pranojmë. Ne jemi pala e mundur nga viti 1999. Me marrëveshjen e Kumanovës, kemi rënë dakord të tërheqim ushtrinë dhe policinë, dhe ku është populli serb tani në Kosovë dhe Metohi? Por le të presim dhe të shohim sesi do të reagojnë përfaqësuesit e Kosovës nëse oferta është formimi i Republika Srpskas. Ne duhet ta kërkojmë një status më të mirë për serbët në Kosovë dhe Metohi, mbrojtjen e manastireve…”, ka thënë Trifunoviq. /Gazeta Sinjali