image Tri vdekje dhe 655 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shqipëri

Tri vdekje dhe 655 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri vdekje dhe 655 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht, në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 273 pacientë, prej të cilëve 28 janë në terapi intensive kurse gjashtë janë të intubuar.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 37 mijë e 327 që nga fillimi i pandemisë.

/Gazeta Sinjali/