image Tri tërmete të njëpasnjëshme godasin sërish Shqipërinë

Rajon

Rajon/ Tri tërmete të njëpasnjëshme godasin sërish Shqipërinë

news image

Tri tërmete të njëpanjëshme sërish e kanë goditur shtetin e Shqipërisë.

Një tërmet me magnitudë prej 3.0 ka goditur para pak minutave qytetin e Tiranës, ndërsa dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 3.2 dhe 2.9 kanë goditur qytetin e Durrësit para 20 minutave, transmeton Gazeta Sinjali.

Deri më tani mediat e Shqipërisë raportojnë se numri i viktimave nga tërmetet e mëparshme ka shkuar në 17, ndërsa raportohet se 28 persona janë shpëtuar deri më tani.

Për tërmetet tragjike që e goditën Shqipërinë, shumë shtete kanë nisur ekipet e tyre për ndihmë, në mesin e tyre edhe Kosova. Përveç tri ekipeve të FSK-së, në Shqipëri kanë shkuar edhe Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/