image Tri shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji, për tre muaj u regjistruan 1.929 lindje

Shëndetësi

Tri shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji, për tre muaj u regjistruan 1.929 lindje

news image

Në Klinikën e Gjinekologjisë në tre mujorin e parë të vitit 2021 ka pasur gjithsej 1.929 lindje, ku prej tyre 699 kanë përfunduar me prerje cezariane, ka konfirmuar drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismajli.

Madje, ai tha se krahasuar me vitin e kaluar në këtë Klinikë kanë lindur 203 foshnje më pak.

Ismajli ka shtuar se aktualisht në Gjinekologji, janë tri gra shtatzëna që po trajtohen për COVID-19.

“Në tre mujorin e vitit 2021 kemi pasur 1.929 lindje prej tyre me prerje cezariane kanë përfunduar 699. Krahasuar me vitin e kaluar kanë qenë 2 132 lindje dhe prerje cezariane 793 lindje. Kemi një rënie të lehtë këtë vit mirëpo këto të dhëna i kemi vetëm për klinikën Obstetrike në Gjinekologji. Kur merret parasysh gjendja me COVID-19 pastaj referimin e pacientëve, një numër i madh i tyre kanë përfunduar lindjet edhe në spitalet regjionale dhe private dhe nuk kemi një shifër definitive të numrit të lindjeve në Kosovë, mirëpo kur bëjmë krahasimin vetëm për klinikën Obstetrike kemi një rënie të numrit të pacientëve që kanë përfunduar lindje në këtë klinikë”, tha ai për EO.

Ismajli theksoi se në Klinikën e Gjinekologjisë janë tri gra shtatzëna pozitive me COVID-19 dhe se gjendja e tyre është stabile.

“Në Klinikën e Gjinekologjisë janë tri gra shtatzëna pozitiv me Covid-19 dhe gjendja e tyre është stabile. Gjinekologjia është një lami e cila nuk ka kufizime dhe numri i lindjeve nuk mund të ndalet dhe ka vazhduar me një fluks të rëndomtë. Kemi kryer edhe një numër të madh të operacioneve onkologjike dhe urgjente”, tha ai.

Sipas tij, 70% e stafit shëndetësor e kanë kaluar koronavirusin, duke shtuar se 80% janë vaksinuar.

Mes, tjerash, ai shtoi se një numër i profesionistëve shëndetësor është vaksinuar në Kukës, ndërsa pjesa tjetër duke përfshirë edhe atë në Prishtinë.

Gati 70% e stafit e kanë kaluar Covidin, por edhe një numër i madh i tyre diku 80% të stafit është vaksinuar me Covid-19. Një numër i tyre është vaksinuar në Kukës ndërsa pjesa tjetër në Prishtinë. Edhe unë jam vaksinuar në Prishtinë dhe kisha sugjeruar të gjithë profesionistët shëndetësor të vaksinohen dhe ta largojmë këtë sëmundje. Përveç punëve të rëndomta e kemi hapur  një repart për COVID-19 ku gratë shtatzënat kanë ku ta përfundojnë lindjen qoftë normale qoftë me prerje cezariane. Në këtë vit janë mbi 20 lindje me pacientë të cilët kanë qenë COVID pozitiv”, u shpreh Ismajli. /Gazeta Sinjali/