Tre pallate raportohet të jenë shembur në Thumanë të Fushë Krujës si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur rreth 300 efektivë të Forcave të Armatosura kanë mbërritur në Durrës e Thumanë mes të cilëve dhe Forcat Speciale.
Ndërkohë nga raportimet dhe videot e shumta në internet, në Thumanë raportohet se shumë persona janë zënë nga rrënojat.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar edhe për viktima, por këto nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet.