Sheqeri është i njohur gjerësisht për vetitë e tij të shumta në kujdesin e lëkurës. Ai shërben si skrab (scrub) për të pastruar fytyrën nga papastërtitë, për të larguar qelizat e vdekura dhe për të eliminuar njollat. Kështu do të keni një lëkurë më të pastër, më të butë dhe më të pastër.
Maska e parë: Sheqer + Limon
Limoni ka veti pastruese dhe zbardhuese, por kur përzihet me sheqerin bën akoma më shumë mrekulli për zonat e errëta në lëkurë, sidomos ato të krijuara nga aknet. Mjafton të përzieni lëngun e ½ së kokrrës së limonit me sheqer derisa të krijohet një pastë e lëngshme. Vendoseni tek zonat problematike për 10 minuta dhe më pas pastrojeni me ujë të ngrohtë.
Maska e dytë: Sheqer + Vaj ulliri
Kjo maskë është mjaft e mirë edhe për lëkurën e yndyrshme, për të cilën nuk këshillohet përdorimi i shpeshtë i vajit të ullirit. Përzieni 1 lugë çaji me sheqer dhe 1 lugë çaji me vajin e ullirit dhe më pas masazhoni lehtë lëkurën për 7-15 minuta. Më pas pastrojeni si zakonisht dhe aplikoni një krem hidratues.
Maska e tretë: Sheqer + Banane
Kjo maskë është fantastike për ta përdorur si skrab. Në pjesën e brendshme të lëkurës së bananes, shtoni pak sheqer dhe masazhoni lëkurën e fytyrës, por mund ta aplikoni edhe në zonën e qafës dhe shpatullave. Lëkura do të jetë e butë dhe do të largohen papastërtitë./Gazeta Sinjali/