Lagjja “Matiçan”, “Lagjja e Muhaxherëve” dhe ajo “Velani” në Prishtinë kanë mbetur pa energji elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e KEDS-it bëhet e ditur se arsyeja e kësaj ndërprerjeje është një defekt që është paraqitur në nënstacionin që i furnizon këto lagje me rrymë.
“Njoftim për konsumatorët e lagjeve: Matiçan, Muhaxherë dhe Velani, si pasojë e një defekti të paraqitur në nënstacionin Prishtina II, 110/10 kV, dalja e cila furnizon një pjesë të Matiçanit, një pjesë të Lagjes Muhaxherëve dhe Velaninë aktualisht është jashtë funksioni“, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
KEDS njofton se ekipet punuese janë në vendin e ngjarjes dhe se po bëjnë çmos që problemi të rregullohet sa më shpejtë, në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji elektrike./Gazeta Sinjali/