image Tri lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijshëm sot

Sociale

Tri lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijshëm sot

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërët të ditur se një pjesë e lagjes “Kalabria”, “Dardania”, dhe “Lakrishte” do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 20:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji nga gypi DN 200 mm.

“Për ta kryer sanimin e defektit, së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosë gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes”, thuhet në njoftimin e tyre.

Se sa do zgjasë ky proces KRU “Prishtina”, deklaron se varet nga ndërlikueshmëria e rastit, por që besojnë që afërsisht mund të zgjasë 3 deri në 4 orë.

/GazetaSinjali/