image Tri komunat ku kandidatët fituan me rezultat bindës në balotazh

Tri komunat ku kandidatët fituan me rezultat bindës në balotazh

news image

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar faza e dytë e zgjedhjeve për kryetarë komunash. 21 komuna dolën përsëri te kutitë e votimeve për të zgjedhur mes dy kandidatëve.

Diferenca më e thellë u krijua në komunën e Fushë Kosovës. Burim Berisha i cili në rundin e parë nuk fitoi për disa dhjetëra votash, në balotazh krijoi diferencë të qartë.

Kandidati i LDK-së mori 66.04% ndërsa kundërkandidati nga Vetëvendosja, Enver Bajçinca mori 33.96%.

Diferencë e ngjashme ndodhi edhe në Rahovec.

Kandidati i AAK-së, Smajl Latifi fitoi 65.32% derisa ai i Vetëvendosjes fitoi 34.68%.

Në Obiliq, Xhafer Gashi ka fituar 61.41% derisa Halil Thaçi i Vetëvendosjes mori 38.59% të votave.

/GazetaSinjali/