Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri takimet e xhiros së 31-të.
Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, ku Prishtina mirëpret skuadrën e Llapit.
E ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi, Ballkanit dhe skuadrës së Dukagjinit.
Suharekasit kanë hyrë në seri të fitoreve pas dy triumfeve radhazi duke e rikthyer pozitën e parë, teksa do të kërkojnë sot në Klinë që të mbajnë kryesimin në tabelë.
Ndeshja tjetër zhvillohet në qytetin e Mitrovicës mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.
Të tri këto duele do të nisin nga ora 15:00.