Tri ditë pas tërmetit tragjik në Shqipëri, kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, do t’i vizitojë zonat më të prekura të kësaj tragjedie.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Haradinaj do ta vizitojë Shqipërinë sot me disa bashkëpunëtorë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme, me bashkëpunëtorë udhëton për në Shqipëri për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti”, thuhet në njoftim.
Deri tani, të paktën 49 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë të martën e 26 nëntorit. Përveç viktimave, rreth 800 është numri i të lënduarve nga kjo tragjedi. /Gazeta Sinjali/