Një grua dhe një burrë janë arrestuar mbrëmë, pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje në një market në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë dje rreth orës 19:00, ndërsa rasti ka ndodhur ditën e mërkurë.
Përveç dy të dyshuarve, është arrestuar edhe një person tjetër i cili dyshohet se me automjetin e tij kishte transportuar mallin e vjedhur e dy të dyshuarve.
“Dy personat e dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/