Një aksident ndërmjet tri automjeteve ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë afër menzës së studentëve.
Një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident, deri Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:30 ka ndodhë një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali/