KB Trepça ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës në Basketboll ndaj Sigal Prishtinës.
Në ndeshjen e zhvilluar në palestren “Mizair Isma” në Rahovec, “El Classico” prodhoi një super duel mes tyre, me ‘Torcidat’ që u treguan më vendimtar në çerekun e fundit, për të fituar Kupën e Kosovës.
“Xehtarët” triumfuan me rezultat 74-66 ndaj kryeqytetasve.
Dy koshashënuesit më të mirë në finale ishin Drilon Hajrizi nga Trepça dhe Dastin Thomas nga Prishtina, të dy me nga 16 pikë secili.