image Trepça e fiton derbin ndaj Prishtinës në kryeqytet

Basketboll

Trepça e fiton derbin ndaj Prishtinës në kryeqytet

news image

KB Trepça ka vazhduar me formë të mirë në stinorin pranveror, duke regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra mitrovicase ka shënuar fitore në derbin e vjetër ndaj Sigal Prishtinës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ka përfunduar me rezultatin e ngushtë, 75-79.

Ivan Koljevic ishte më i dalluari në këtë fitore të ‘Xehtarëve’, duke shënuar 21 pikë. Kurse, Dillon Tremaine Smith dhe Burim Zekiqi shtuan nga 15 pikë secili.

Ndërkaq, te prishtinasit edhe kësaj radhe me lojë të mirë u dallua basketbollisti nga Shqipëria, Daniel Lekndreaj, që shënoi 31 pikë.

Trepça tani ka 20 pikë dhe mbetet e fundit në tabelë, por me pikë të njëjta me Prishtinën që renditet e gjashta dhe Vëllaznimin që pozicionohet i shtati.

/Sporti në Sinjali/.