image Treni goditi furgonin në Klinë, të lënduarit janë dërguar në spital

Siguri

Treni goditi furgonin në Klinë, të lënduarit janë dërguar në spital

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku mes trenit dhe furgonit në fshatin Videj të Klinës, ku mbetën të lënduar tre persona.

Lidhur me këtë aksident kanë folur nga Policia, ku njoftuar se treni që qarkullonte nga Prishtina në Pejë ka goditur furgonin.

Tre të lënduarit në këtë aksident Gjon Gjergjaj, Elvis Perlleshi dhe Nikollë Marku janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 18:10 në fshatin Videj i Klinës, treni që qarkullonte Prishtinë-Pejë e ka goditur një furgon, tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

/GazetaSinjali/