image Treni godet veturën në Klinë, ka të lënduar

Siguri

Treni godet veturën në Klinë, ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Ujmirë të Klinës, njofton Gazeta Sinjali.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur mes trenit dhe një veture, ku si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, i cili tha se për momentin nuk e dinë saktë numrin e të lënduarve.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Ujmirë, mes trenit dhe një veture, nga ky aksident ka të lënduar, ende nuk e kemi informatën e saktë se sa persona janë lënduar”, deklaroi ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/