image Treni godet për vdekje vajzën në Klinë

Kosovë

Tragjike/ Treni godet për vdekje vajzën në Klinë

news image

Një vajzë ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Klinë pasi është goditur nga treni.

Sinjalizues nga vendi i ngjarjes kanë njoftuar se vajza ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, dyshohet se vajza e vdekur është e moshës së mitur.

Nga fotot e siguruara shihet se në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur Policia e Kosovës dhe ekipi mjekësor.

Gazeta Sinjali ka tentuar të konfirmojë rastin edhe nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk kanë pasur informacione./Gazeta Sinjali/