image Treni godet kamionin në Turqi dhe e shtynë 500 metra larg – befasisht shpëton shoferi

Rajon

Rajon/ Treni godet kamionin në Turqi dhe e shtynë 500 metra larg – befasisht shpëton shoferi

news image

Në një video të bërë publike nga mediat e huaja shihet një shofer ka arritur të shpëtojë mrekullisht pasi u godit nga një tren i shpejtësisë së lartë.

Ngjarja ka ndodhur në Afyon të Turqisë. Kamioni që po transportonte bukë shihet duke kaluar kalimin nën nivel (e thënë ndryshe shinat e trenit) edhe pse trau ishte ende i ulur, në ato moment shfaqet treni që e godet fuqishëm dhe e zhvendos makinën rreth 500 metra më tutje.

Shoferi i identifikuar si Ugur Cankaya, arriti të shpëtojë mrekullisht nga përplasja. Ai u dërgua në spital me lëndime por fatmirësisht nuk ndodhet në rrezik për jetën shkruan The Sun.

Aksidenti detyroi linjën hekurudhore Konya-Afyonkarahisar të mbyllë shërbimet për qytetarët për rreth dy orë./Gazeta Sinjali/