image Treni del nga shinat, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në SHBA (VIDEO)

Botë

Treni del nga shinat, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në SHBA (VIDEO)

news image

Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh Amtrak doli nga shinat në shtetin verior dhe qendror të Montana të shtunën, tha një zyrtar i Zyrës së Sherifit të Qarkut Liberty.

Treni po lidhte Seattle-in me Çikagon dhe mbante 147 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit kur pesë lokomotiva dolën nga shinat pranë qytetit të Joplin, Montana, rreth orës 16:00.

Videon mund ta shikoni këtu.

Sipas oficerit të policisë, i cili foli në kushte anonimiteti, pasagjerët të cilët ishin bllokuar në vagonët e dalë nga shinat arritën të dilnin. Numri i të plagosurve nuk është ende i saktë, shtoi ai.

Megjithatë, koordinatori i katastrofës dhe shërbimeve të urgjencës në Montana i tha The New York Times se të plagosurit ishin “mbi pesëdhjetë”, raporton abcnews.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. /Gazeta Sinjali/