image Tregon Arteta: Granit Xhaka ishte i frikësuar në ndeshjen kundër Burnley

Futboll

Tregon Arteta: Granit Xhaka ishte i frikësuar në ndeshjen kundër Burnley

news image

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar se futbollisti kosovar, Granit Xhaka ishte i frikësuar në ndeshjen kundër Burnleyt, transmeton Sinjali Sport.

Arteta tha se Xhaka frikësohej se tifozët do të reagonin përsëri keq kundër tij, pasi që u ndëshkua me karton të kuq.

Por kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, për të provuar të mbështesim lojtarët tanë. Unë mendoj se klubi ishte i jashtëzakonshëm duke i dhënë atij gjithë mbështetjen. Ne përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë, shokët e skuadrës bënë të njëjtën gjë, dhe ai ka ardhur përsëri”, tha Arteta.

Trajneri i skuadrës londineze tregoi se Xhaka tani është duke marrë lavdërime të vazhdueshme.

Tani ai po merr shumë lavdërime, mënyra se si po luan varet nga karakteri i tij. Është po ashtu se sa dëshiron ai të ketë sukses në klub”, përfundoi Arteta./Sporti në Sinjali/