image Tre të vdekur nga tërmeti në Indonezi

Siguri

Indonezi/ Tre të vdekur nga tërmeti në Indonezi

news image

Të paktën tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën të enjten kur një tërmet i fuqishëm goditi ishujt Maluku në lindje të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet lokale dhe qendrat shëndetësore, tha Agus Wibowo, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Shumë banorë u larguan në shtëpitë e të afërmve të tyre, tha Wibowo. Ai tha se tërmeti dëmtoi një numër të objekteve publike siç janë urat dhe rrugët kryesore që çojnë në portet dhe ndërtesat e kampusit në disa universitete.

Tërmeti gjithashtu dëmtoi disa kisha dhe xhami rreth qytetit, tha ai. Tërmeti me magnitudë prej 6.8 ballë goditi provincën Maluku të Indonezisë në orën 6.48 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së vendit tha se tërmeti ishte me epiqendër 40 kilometra në veriperëndim të Malukut dhe 10 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Më pas një tjetër tërmet ndodhi në 07.39 të mëngjesit me fuqi prej 5.6 ballë. /Gazeta Sinjali/