image Tre të vdekur nga sulmi me raketa në Turqi

Evropë

Tre të vdekur nga sulmi me raketa në Turqi

news image

Disa raketa të cilat vinin nga territori i Sirisë, kanë goditur një shkolle në në brendësi të Turqisë.

Sipas mediave lokale, nga ky sulm kanë mbetur tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur.

Pesë raketa ranë në një shkolle në Karkamis të Gaziantepit duke vrarë një mësues, një fëmije dhe një person tjetër që ishte afër shkollës.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu deklaroi se raketat erdhën nga territori i Kobanit në Siri, i cili është nën kontrollin e forcave kurdë.

Turqia ka akuzuar Partinë e Punëtoreve të Kurdistanit, për sulmin me bombe që ndodhi në qendër të Stambollit.

PPK, ka mohuar këto akuza të qeverisë turke, duke thënë se ky është vetëm një pretekst për të filluar sulmet ndaj kurdëve.

Gjatë vikendit, aeroplanët turk, kanë hedhur më shumë se 20 raketa mbi territorin e Kobanit në Siri, territor i cili kontrollohet nga kurdët.

turqi 4

/GazetaSinjali/