Në Shqipëri kanë vdekur tre persona si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa 1207 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 147 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 203.114. Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria ka regjistruar 3.240 të vdekur dhe 219.694 raste pozitive.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 13.340.