image Tre të vdekur gjatë protestave në Kili

Botë

Botë/ Tre të vdekur gjatë protestave në Kili

news image

Tre persona kanë vdekur pas një zjarri që shpërtheu në një dyqan në natën e dytë të protestave, në Kili.

Dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, derisa i treti pasi ka arritur në spital.

Presidenti i Kilit Sebastian Pinera, ka pezulluar transportin e metrove, por protestat nuk kanë përfunduar përkundër njoftimit. Ushtarët dhe tanket ishin pozicionuar pasi qeveria shpalli gjendje emergjente.

Protestat shpërthyen pas pakënaqësive rreth standardit të lartë të jetesës në një nga vendet më stabile të Amerikës Latine.

Në ditën e dytë të protestave, protestuesit vunë zjarrin ndaj autobusëve dhe barrikadave, derisa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

Më shumë se 300 persona u arrestuan nga autoritetet derisa 156 pësuan lëndime./Gazeta Sinjali/