image Italia e “qan”, 16-vjeçarja që la vendin e saj për Shqipërinë arrin rezultat fantastik në garën e skive në Kili - Sinjali

Italia e “qan”, 16-vjeçarja që la vendin e saj për Shqipërinë arrin rezultat fantastik në garën e skive në Kili

news image

Skiatorja Lara Colturi, vetëm 16 vjeçe ka arritur të këtë sukses që në garën e saj të parë. Italiania që përfaqëson Shqipërinë në slalimin gjigand në Kili u rendit në vendin e parë, në një garë ku morën pjesë 40 skiatorë.

Ajo la pas vendin e dytë me mbi 6 sekonda, ndërsa ajo arriti rekordin me 28.5 pikë për Shqipërinë.

Kush është Lara Colturi dhe pse la vendin e saj për Shqipërinë?

Lara Colturi konsiderohet si një nga talentet që do këtë të ardhme të ndritur në sportin e skive.

Italia kishte shpresa të mëdha te Colturi deri në momentin që ajo vendosi të bënte një zgjedhje tjetër, që për mediat vendase është konsideruar e bujshme.

Skiatorja piemonteze, e lindur në vitin 2006 zgjodhi të konkurronte për Shqipërinë.

Federata Italiane e Sporteve Dimërore kishte një shpresë se familja e saj do ta bënte të ndryshonte mendim, por kjo nuk ndodhi.

Nëna e Larës, një ish-kampione olimpike në sportin e skive në fakt drejton ekipin tonë kombëtar në këtë disiplinë, një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje të Larës.

/GazetaSinjaliSporti/


Shpërndaje artikullin