image Argjentina publikon listën e të ftuarve, mungon Messi

Futboll

Argjentina publikon listën e të ftuarve, mungon Messi

news image

Lionel Scaloni ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet ndaj Kilit dhe Kolumbisë, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni në fuqi i Amerikës Latine do të luajë ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës.

Argjentina me 28 janar luan në udhëtim ndaj Kilit, ndërsa me 2 shkurt ndaj Kolumbisë.

Për këto dy sfida Scaloni ka zbuluar listën e të ftuarve, e që pjesë nuk bon edhe kapiteni, Leo Messi.

Messi për shkak të lëndimit dhe që ishte infektuar me COVID-19 nuk u ftua, ndërsa i thirrur është Paulo Dybala, i cili nuk kishte vend sa ishte Messi.

Lista e plotë

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të skuadrës së Argjentinës: Armani, Andrada, Martinez, Musso, Molina, Montiel, Martinez Quarta, Pezzella, Otamendi, Lisandro Martinez, Tagliafico, Acuna, Nico Gonzalez , Ocampos, Paredes, Rodriguez, De Paul, Lo Celso, Papu Gomez, Mac Allister, Di Maria, Angel Correa, Alvarer, Lautaro Martinez, Joaquin Correa, Paulo Dybala. /Gazeta Sinjali Sporti/