image E rrallë: Lind fëmija 7 kilogramë në Kili

Botë

E rrallë: Lind fëmija 7 kilogramë në Kili

news image

Një fëmijë rreth 7 kilogramë e 105 gram dhe 57 centimetër i gjatë ka gëzuar një familje në Kili.

Sipas mjekes obstetër Marcia Venegas, ky mund të jetë foshnja më i madh i regjistruar ndonjëherë në Kili, duke ia kaluar një të porsalindur tjetër që peshonte më shumë se 6 kilogramë.

“Është jashtëzakonisht e rrallë që të ndodhë një lindje e tillë dhe një i porsalindur të peshojë më shumë se 7 kilogramë. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur kurrë në Kili. I porsalinduri është më i madhi i regjistruar ndonjëherë peshonte 6.7 kilogramë”, tha ajo.

Fëmija sipas mjekëve tanimë ka një peshë që i afrohet njëvjeçari. Emocionet e prindërve ishin të përziera pasi shumë prej tyre që kanë këtë peshë përballen me rreziqe si sheqeri i ulët në gjak, verdhëza dhe rritja e numrit të qelizave të kuqe të gjakut.

“Unë jam gjithashtu i trishtuar, por edhe i mbushur me emocione, sepse nuk e mendoja se fëmija im do të kishte në një situatë kaq komplekse”, tha Luis Contreras, babai i fëmijës.

Foshnja lindi në një spital në Curanilahue dhe u desh të transferohej në një spital për shkak të komplikimeve shëndetësore. Nëna qëndron e shtruar në spital dhe është në pritje për t’u ribashkuar me fëmijën e saj.

Sipas njoftimit të spitalit, ndonëse gjendja e foshnjës është e rëndë dhe ndodhet në zonën e terapisë intensive.

/GazetaSinjali/