image Tre të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëri

Tre të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 124 raste të reja, tre persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, transmeton Gazeta Sinjali.

Personat që humbën jetën janë: një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça dhe një 83 vjeçar nga Gramshi.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit  janë kryer 808 testime.

Personat e infektuar me COVID-19 vijnë nga këto vendbanime: 57 raste në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 në Krujë, 8 në Fier, 4 në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër dhe nga një rast në Kamëz, Patos, Cërrik. /Gazeta Sinjali/