image Tre të rinj kapen mat me drogë në Lipjan, dërgohen në mbajtje

Siguri

Tre të rinj kapen mat me drogë në Lipjan, dërgohen në mbajtje

news image

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Lipjan.

Sinjali mëson se një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘Fehmi Agani’ ka ndalur për kontroll tre të rinjtë, të cilët me të parë Policinë kanë hedhur një qese me substanca të dyshuara narkotike.

Kjo ka bërë që ata të shoqërohen në stacion policor për intervistim, ndërsa narkotikët janë sekuestruar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/