image Tre të plagosur në rrugën "Muharrem Fejza" në Prishtinë

Siguri

Tre të plagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

news image

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, në mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:15, shkruan Gazeta Sinjali.

Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, si dhe ka njoftuar se lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar.

Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person  të dyshuar, ndërkaq   ka nisur një hetim për sqarimin e  të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen“, ka thënë ai.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me shefin e ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 20-30 minutash”, ka njoftuar ai.

/Gazeta Sinjali/