Tre persona kanë mbetur të lënduar sonte në Gramsh të Shqipërisë, si pasojë e shpërthimit të një bidoni me benzinë, që shërbente për të ngrohur ambientin e një lokali.
Sipas asaj që raporton “A2”, njëri prej personave ka marrë lëndime më të rënda.
Më tej bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e shpërthimit të ngrohëses./Gazeta Sinjali/