Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti ndërmjet dy veturave në udhëkryqin e rrugëve “Nekibe Kelmendi” dhe “Gucia” në Hajvali të Prishtinës.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Sinjalit, ku shihen të dëmtuara dy veturat, një taxi e tipit “Toyota” dhe një veturë e tipit “Fiat Punto”.
E zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Sinjali se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 13:30 në udhkryqin e rrugëve Nekibe Kelmendi me Gucia në Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret nësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali