Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Pestovë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor- fshati Pestovë- Vushtrri. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile si pasojë e lëndimeve të pësuar tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.
Në këtë magjistrale ka ndodhur edhe një tjetër aksident sot, konkretisht në fshatin Mazgit, aty ka mbetur një person i lënduar. Policia tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.