image Tre të lënduar në një aksident në Zveçan, vetura përfundon brenda një dyqani - VIDEO

Siguri

Tre të lënduar në një aksident në Zveçan, vetura përfundon brenda një dyqani – VIDEO

news image

Në pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar tre persona.

Vetura ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Zveçanit në drejtim të Leposaviqit me shpejtësi të madhe, kur shoferi ka humbur kontrollin dhe vetura ka përfunduar në një dyqan buzë rrugës.

Sipas informacioneve të para në veturë kanë qenë tre persona, nga të cilët dy janë lënduar lehtë, ndërsa i treti më rëndë.

Zjarrfikësit kanë dalë në terren dhe se kanë lajmëruar ambulancën. Ata janë ende aty duke u përpjekur të nxjerrin automjetin nga dyqani.

/GazetaSinjali/