Pak më parë në media u publikua një video ku shihet se disa qytetarë dhe sigurimi i një qendre tregtare janë përleshur për shkak të maskave.
E në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona, ndaj të cilëve është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat që janë ndaluar janë dy qytetarë dhe një punëtor i sigurimit fizik në qendrën tregtare.
Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e rajonit të Prizrenit.
“Rreth orës 16:39, policia ka pranuar një informatë për një përleshje në një qendër tregtare ne Prizren. Me rastin po merren njësia policore në Prizren”, kanë thënë nga policia për Sinjalin./GazetaSinjali/