Në rrugët e qyteteve të Kosovës hasim në personat që kërkojnë lëmoshë, ku shpeshherë ata në shoqërinë e tyre kanë edhe fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Përgjatë 24 orëve të fundit në polici janë raportuar tre raste kur nënat kanë marrë fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë.
Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është ndaluar nga policia një grua pasi që e njëjta me fëmijën e saj të mitur kanë kërkuar lëmoshë.
Rasti i njëjtë ka ndodhur dje edhe në Prizren, ku një grua është shoqëruar në stacionin policor pasi që e njëjta me fëmijën e saj po kërkonin lëmoshë.
Edhe në Pejë në Qarshi, dje është ndaluar një grua duke kërkuar lëmoshë së bashku me fëmijën e saj.
Të tre rastet janë iniciuar në polici si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”. /GazetaSinjali/