image Tre persona të lënduar nga një aksident në Veternik

Siguri

Tre persona të lënduar nga një aksident në Veternik

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Veternik, Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku bëhet fjalë pra për një aksident zingjiror, raporton Gazeta Sinjali.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete Si pasojë e aksidentit janë lënduar  tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka treguar Ahmeti. /GazetaSinjali/