image Tre persona raportohen të zhdukur në Istog, Gjakovë dhe Fushë Kosovë

Siguri

Tre persona raportohen të zhdukur në Istog, Gjakovë dhe Fushë Kosovë

news image

Tre raste të personave të zhdukur janë raportuar dje në polici, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së hënë dhe të martë është raportuar se një person në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut është zhdukur.

Në polici ka raportuar nipi i tij se axha është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë informacione për vendndodhje të tij.

Gjatë së hënës është raportuar në polici edhe një rast tjetër, në rrugën “Mark Lleshi”, në Gjakovë, ku babai ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Ndërkaq gjatë ditës së shtunë është raportuar në polici se një vajzë në lagjen 28, në Fushë Kosovë është zhdukur. Në polici rasti është raportuar nga babai i saj ku ka thënë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk dijnë për vendndodhjen e saj. /GazetaSinjali/