Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 587 raste të reja me COVID-19 nga 3143 testime të kryera.
Në ndërkohë janë shëruar 526 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i pandemisë.
Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Në Shqipëri gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes./GazetaSinjali/