image Tre persona kanë vdekur nga vërshimet në Ukrainë

Botë

Tre persona kanë vdekur nga vërshimet në Ukrainë

news image

Tre persona kanë vdekur nga reshjet e mëdha të shiut në pjesën perendimore të Ukrainës. Nga vërshimet shumica prej njerëzëve janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Tri rastet fatale u regjistruan në distriktin Verkhovyna të rajonit Ivano-Frankivsk, zonë që është izoluar për shkak të rrugëve të vërshuara.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Arsen Avakov, e kanë vizituar zonën e prekur nga vërshimet. Shërbimet emergjente kanë raportuar se rreth 5,000 shtëpi në 187 fshatra janë të vërshuara.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këto janë vërshimet më të mëdha në shumë vite. Kjo ministri gjithashtu njoftoi se i ka dërguar katër helikopterë, një aeroplan dhe 150 ushtarë në zonat e prekura për të ofruar ndihmë për banorët. /Gazeta Sinjali/