image Tre persona e bëjnë për spital shqiptarin nga Vitia

Kosovë

Rrahje/ Tre persona e bëjnë për spital shqiptarin nga Vitia

news image

Tre persona janë arrestuar nga policia në komunën e Vitiisë pasi kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një qytetar të nacionalitetit shqiptar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Verban të kësaj komune.

Forcat e rendit njoftojnë se gjatë këtij incidenti, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në ajër.

Viktima e këtij sulmi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia. /Gazeta Sinjali/