image Tre meshkuj e rrahin një femër në Malishevë

Siguri

Tre meshkuj e rrahin një femër në Malishevë

news image

Një femër është ankuar sot rreth orës 13:05 në stacionin policor të Malishevës, se është sulmuar fizikisht nga tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka thënë se viktima ka marrë lëndime trupore në fytyrë dhe menjëherë është dërguar në QKMF të Malishevës për trajtim.

Gjurkaj i ka thënë Sinjalit se motivi i kësaj rrahje dyshohet të ketë qenë një borxh që të dyshuarit ia kishin pasur viktimës.

Një i dyshuar për këtë rast është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rreth orës 13:05 ne S.P Malisheve është paraqitur viktima e lartcekur e cila ka raportuar një rast lëndimi trupor, viktima shihej se kishte lëndime trupore ne fytyre dhe menjëherë nga patrulla policore është dërguar ne QKMF-Malisheve, ku pas tretmanit mjekësorë është liruar. Rastit ju kane përgjigjur njësitet policore ku kane dale ne vendin e ngjarjes dhe kane arrestuar tre persona qe ishin te përfshirë ne rast. Pas marrjes se dëshmive dhe deklaratave ku deri te incidenti dyshohet te ketë ardhë për shkake te pretendimeve qe te dyshuarit i kishin viktimës një borxh. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij i dyshuari i rastit ndalohet për 48 orë”, ka thënë Gjurkaj.

/GazetaSinjali/