Gazeta Sinjali raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Gadime, ku kanë mbetur të lënduar tre mërgimtarë. Njëri prej tyre, i moshës së re, sipas sinjalizuesve është në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë thënë se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim.
“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, thuhet në përgjigjen e Policisë.