image Tre kosovarë kapen nga policia teksa kalonin ilegalisht në Rumani

Arrestim/ Tre kosovarë kapen nga policia teksa kalonin ilegalisht në Rumani

news image

Policia rumune e ka zënë tre shtetas të Republikës së Kosovës në tentativë e sipër për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Rumani përmes Serbisë.

Sipas burimeve të VisaGuide.World, të konfirmuara nga Policia Kufitare, tre kosovarët u kapën të shtunën e kaluar pak pas mesnatës, teksa tentonin të dilnin në këmbë për në Rumani.

“Më 17.08.2019, rreth orës 00.10, rojet kufitare nga Sektori i Policisë Kufitare Oravița, qarku Caraș-Severin, ndërsa kryenin misionin e mbikëqyrjes së kufirit shtetëror, gjetën, në afërsisht 1.000 m nga linja. në kufi, tre persona teksa lëviznin në këmbë, nga Serbia në Rumani. Për shkak se ata nuk e justifikuan praninë e tyre në këtë zonë, personat në fjalë u dërguan në selinë e Policisë Kufitare për hetime.”, konfirmoi Policia Kufitare.

Pas verifikimeve, policia rumune vërtetoi se personat në fjalë janë tre qytetarë nga Kosova, të moshës mes 17 dhe 31 vjeç. Të rinjtë thanë se po përpiqeshin të kalonin kufirin nga Serbia në Rumani, në këmbë, përmes zonës pyjore, për të arritur në njërin nga shtetet e Evropës perëndimore. Që të tre e kishin të ndaluar hyrja në zonën Shengen.

Tre të rinjtë janë marrë nën kontroll nga autoritetet kufitare të shtetit fqinj, për vazhdimin e hetimeve. Në të njëjtën kohë është ngritur masa për të ndaluar hyrjen e tyre në Rumani për një periudhë pesë vjeçare.

Në këtë rast, hetimet kryhen në aspektin e kryerjes së krimit të kalimit mashtrues të kufirit shtetëror, dhe do të merren masat e nevojshme ligjore, përcjellë VisaGuide.World.    

Rumania është një nga 5 shtetet e Bashkimit Europian që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Edhe pse është antare e BE-së, Rumania nuk është ende pjesë e zonës Schengen. /Sinjali/.