Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar pas vedimit pë të pezulluar tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë deri në muajin korrik, pasi u kapën duke ngrenë molto gjatë orarit të punës.
Sipas shoqatës, në asnjë vend të botës, nuk është e ndaluar të konsumosh diçka gjatë shërbimit.
Shoqata e Infermierëve kujton se ky vendim është turp, për më tepër që në vend nuk zbatohet asnjë protokoll pune për Infermieret as orari i pushimit, as orët shtese, as ditët e festave apo fundjavat.
Reagimi i plotë:
Reagim publik për masën e marrë ndaj tre Infermierëve të shërbimit të Neurokirurgjikë:
Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto. Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna.
A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit, as oret shtese, as ditet e festav apo fundjavat.
E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret. Po në cilin vend të botës eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim). A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT.
Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise./ Gazeta Sinjali/