image Tre gjakovarë e rrëmojnë tokën për ta vjedhur një kabllo elektrike, kapen në flagrancë

Kosovë

Tre gjakovarë e rrëmojnë tokën për ta vjedhur një kabllo elektrike, kapen në flagrancë

news image

Tre persona në Gjakovë janë kapur në flagrancë dje duke e vjedhur një kabllo elektrike.

Siç njofton Policia, ata kishin qenë duke e nxjerrë kabllon nga toka, ndërsa u arrestuan pasi u kapën në flagrancë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjakovë 14.07.2020-13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrance duke vjedhur një kabllo elektrike të cilën e kishin nxjerr nga toka”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali